Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Suharekë gjatë ndeshjes mes Ballkanit e Dritës, shkruan Sinjali Sport.
Atje një tifozit iu ka përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe menjëherë ekipet mjekësore të dy klubeve kanë ndërhyrë duke i dhënë atij ndihmën e nevojshme.
Siç njofton një sinjalizues i Gazetës Sinjali, tifozi fatmirësisht ka shpëtuar.
Si pasojë e kësaj, takimi mes Ballkanit e Dritës është ndërprerë.