Zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj, menaxhmenti dhe bordi i Ndërmarrjes Publike “Trepça” dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, si dhe këshilli protestues i kësaj ndërmarrjeje, kanë zhvilluar sot një takim për të diskutuar pakënaqësitë e protestuesve me punësimet e fundit në “Trepçë”, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky takim rezultoi me arritjen e marrëveshjes që të ndërpritet greva e këshillit protestues dhe të fillimit të procedurave ligjore për kërkesën e tyre.
Ata morën premtimin e zëvendësministrit Arifaj që Qeveria e Kosovës do të trajtojë me seriozitet të plotë këtë rast, duke u bërë zgjidhje në çështjen e punësimit të tyre deri në fund të këtij viti./Gazeta Sinjali/