image Ndërkohë që ndeshja finale po luhet, Liverpooli lëshon komunikatë zyrtare

Futboll

Ndërkohë që ndeshja finale po luhet, Liverpooli lëshon komunikatë zyrtare

news image

Ndërkohë që është duke u zhvilluar finalja e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit, klubi anglez ka lëshuar një komunikatë zyrtare.

“Jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer për problemet e hyrjes në stadium dhe prishjen e perimetrit të sigurisë që tifozët e Liverpool u përballën këtë mbrëmje në Stade de France.

“Kjo është ndeshja më e madhe në futbollin evropian dhe tifozët nuk duhet të përjetojnë skenat që kemi parë sonte.

“Ne kemi kërkuar zyrtarisht një hetim zyrtar për shkaqet e këtyre çështjeve të papranueshme“, është deklaruar faqja zyrtare e klubit anglez.

/GazetaSinjaliSport/