Me rastin e manifestimit të “Vidovdanit” në Gazimestan të Prishtinës, dje, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të nacionalitetit malazez, i dyshuar për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas policisë, i arrestuari kishte bërë thirrje nacionaliste dhe nxitje të urrejtjes.
Policia njofton se malazezi pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.
Derisa Njësia Speciale e Policisë së Kosovës po bënte arrestimin e të dyshuarit, një zyrtar policor kishte penguar një gjë të tillë.
Për këtë arsye, Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet për këtë rast dhe ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor në fjalë./Gazeta Sinjali/