image Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

news image

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda ka bërë të ditur se është ndaluar 30-vjeçari, Qendrim Januzi, që dyshohet për vrasjen e Gazmend Hysenit, në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.

“Motivet lidhur me këtë ngjarje ende nuk dihen, ndërsa, i dyshuari  “Q.J “ me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin për veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtit, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

/GazetaSinjali/