image Prishtinë: Pasagjeri i taksisë bie në pranga të policisë, shkak posedimi i marihuanës

Siguri

Prishtinë: Pasagjeri i taksisë bie në pranga të policisë, shkak posedimi i marihuanës

news image

Dje Policia e Kosovës gjatë orës policore, rreth orës 21:00 ka ndaluar një veturë e tipit “Hyundai” në rrugën “Ahmet Krasniqi” të Prishtinës, e cila përdoret si taksi, në të cilën gjendej një pasagjer, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë kontrollimit tek pasagjeri, burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i janë gjetur dhe konfiskuar mbi pesë gramë marihuanë.

Të njëjta burime tregojnë se i dyshuari është shoqëruar në Polici.

/Gazeta Sinjali/