image Ndalohet një person në Morinë, tentoi ta kaloj kufirin pa ndonjë mjet identifikimi

Siguri

Ndalohet një person në Morinë, tentoi ta kaloj kufirin pa ndonjë mjet identifikimi

news image

Një shtetas i Shqipërisë është ndaluar dje në Morinë për shkak se tentoi të kalonte kufirin pa ndonjë mjet identifikues, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Policisë, autoritetet kanë kërkuar nga familjarët e tij që të sjellin dokumente identifikuese për të, në mënyrë që të verifikohet identiteti i tij.

Burimet e njëjta thonë se pasi që kanë pranuar një certifikatë të lindjes së të dyshuarit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ai është liruar dhe dërguar tek organet policore të Shqipërisë./Gazeta Sinjali/