Policia e Kosovës ka ndaluar një person me inicialet A.B., pasi që i njëjti dyshohet se me datë 16 dhjetor ka shkaktuar një aksident dhe ka lënduar një person. Sipas policisë, 19-vjeçari më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes, shkruan Gazeta Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku gjatë kthimit nga një parking i dyshuari kishte goditur viktimën, e cila ishte duke ecur në trotuar, si pasojë e kësaj i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore në dorë.
Policia bën të ditur se drejtuesi i automjetit fillimisht ishte ndalur në vendin e aksidentit, por më pas duke mos i ofruar ndihmë viktimës ishte larguar nga vendi i aksidentit në një drejtim të panjohur.
Viktima nga plagët e marra ka pranuar tretman mjekësor në emergjencën rajonale të Prizrenit.
Ndërkohë, sot pas katër ditësh Policia ka arrit të identifikoj të dyshuarit dhe rasti është ende në hetime./GazetaSinjali/