Policia e Kosovës, dje ka dalë në terrenin e bjeshkëve të Prevallës, pasi që dyshohej se aty janë disa persona që po kryenin veprimtari në kundërshtim me ligjin, duke dal në gjah jashtë sezonit të gjuetisë.
Policia ka arrit të identifikojë personat e dyshuar të cilët u regjistruan në procedim penal.
Personat e dyshuar janë M.P, 50 vjeçar, R.M, 35 vjeçar dhe N.V, 45 vjeçar.
Policia gjatë kontrollit ka sekuestruar përkohësisht disa armë si pushkë gjahu të tipit “ROBER B70”, pushkë gjahu të tipit “Super Vurucu” , pushkë gjahu të tipit “Super Chapion”, radiolidhje dore, 9 fishek të kalibrit 30-06, 1- rrethatore beli së bashku më 16 fishek gjuetie, rrethatore beli së bashku më 21 fishek gjuetie, dhe një palë dylbi.
Armët dhe municioni u gjetën në automjetin e tipit Chlysler “JEEP” me targa të huaja.
Në të njëjtën kohë, zyrtarët policorë të cilët po kryenin kontroll në zonën e Prevallës, ndaluan një automjet Daimler Benz me targa vendore, dhe gjatë kontrollimit të personit të dyshuar policia gjeti në posedim një armë të tipit revole “Zoraki 917-T”, 43 fishek me gaz dhe një thikë.
Arma dhe municioni u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj të dyshuarit R.E i lindur në vitin 1992 u iniciua procedurë penale për mbajtjen në pronësi të armës ilegale.