image NBA/Kampionët në krizë, Durant udhëheq Brooklyn Nets

Basketboll

NBA/Kampionët në krizë, Durant udhëheq Brooklyn Nets

news image

Vijon forma e dobët e Milwaukee Bucks. Kampionët në fuqi të NBA duken një skuadër e tjetërsuar krahasuar me një sezon më parë, pasi pësuan humbjen e 4-t në 5 ndeshjet e fundit.

Këtë herë Milwaukee u surprizua brenda në shtëpi nga New York Knicks që edhe pse e nisi ndeshjen në mënyrën më të keqe të mundshme arriti të triumfonte me shifrat 113-98 Fisverv Forum në Wisconsin.

Milwaukee e nisi ndeshjen me marshin e 5-të duke e mbyllur periodën e parë në avantazhin e 19 pikëve, por vendasit gabuan shumë gjatë 3 periodave të tjera duke i dhënë mundësi Knick-ave të përmbysnin shifrat. Diferencën në këtë sfidë e bëri Julius Randle autor i 32 pikëve por edhe 12 rebound dhe 4 asiste.

Një dorë skuadrës mike në këtë sukses ja dha edhe Derrick Rose me 23 pikët e tij ndërsa kampionëve në fuqi nuk u mjaftuan 25 pikët e grekut Giannis Antetokounmpo.

Falë një super Kevin Durant vijoi formën e shkëlqyer Brooklyn Nets që mori fitoren e 4-t radhazi duke zhytur në krizë Detroit Pistons që nga tjetër pësoi disfatën e 4-t rresht. Diferencën në sfidën e zhvilluar në Michigan e bëri i përhershmi Kevin Durant i cili koleksionoi në total 29 pikë 10 rebound dhe 5 asiste në suksesin 96-90 të Brooklyn Nets.

Mori fitoren e 7-të në 8 takime Golden State Warriors që mposhti brenda në San Francisco New Orlenas Pelicans me rezultatin e thellë 126-85. Një sukses nën shenjën e dyshes Poole-Curry që të sëbashkuan realizuan në total 45 pikë.

Për të ndalur ecurinë pozitive prej 5 fitoresh radhazi të Toronto Raptors mendoi Cleveland Cavaliers që arriti të triumfonte brenda në Kanada me rezultatin e ngushtë 102-101. 23 pikë e britaniku Anunoby nuk i mjaftuan Torontos që zbriti në vendin e 7-të të Konferencës së Lindjes me 6 fitore dhe 4 humbje.

/Gazeta Sinjali Sporti/