Kampionët e Milwaukee fituan sot 126-114 ndaj Memphis, ndeshje mes dy ekipesh pretendente për titull këtë sezon.
Ndeshje magjike e Antetokounmpo, me 33 pikë e 15 rebound, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e 14 asist të Morant për miqtë.
Në sekondën e fundit fiton ekipi i Brooklyn, që mundi 119-118 Washington jashtë fushe, ndeshje ku u dallua Irving, autor i 30 pikë.
Zhgënjejnë sërish Lakers, që në fushën e tyre u mundën 111-104 nga Indiana, me LeVert protagonist, autor i 30 pikëve.
Në krye të renditjes në Lindje ngjitet Chicago, që mundi 117-104 Cleveland (DeRozan 30 pikë), ndërsa Miami fitoi 104-92 ndaj Portland (Martin 26 pikë).
Pas kohës shtesë triumfon Denver, që mposhti 130-128 Clippers (Jokic, 49 pikë 14 rebound, 10 asist).
Rezultatet e sotme:
Philadelphia – Orlando, 123-110
Washington – Brooklyn, 118-119
Atlanta – Minnesota, 134-122
Boston – Charlotte, 102-111
Miami – Portland, 104-92
Chicago – Cleveland, 117-104
Milwaukee – Memphis, 126-114
Dallas – Toronto, 102-98
San Antonio – Oklahoma, 118-96
Utah Jazz – Houston, 111-116
Denver – Clippers, 130-128
Sacramento – Detroit, 131-133
Lakers – Indiana, 104-111