Nazim Sahiti është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Drejtorisë së Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Nga ky institucion kanë bërë të ditur se Sahiti, tani e tutje, do të jetë këshilltar në policinë e rajonit të Prishtinës.
“Referuar kërkesës suaj, ju informojmë se zyrtari në fjalë, është sistemuar në pozitën këshilltar në Drejtorinë Rajonale Policore të Prishtinës”, thuhet në përgjigjen e policisë për Sinjalin./Gazeta Sinjali/