image Nagavci: VV nuk i organizoi protestat, ju bëjmë thirrje qytetarëve të rrinë në shtëpi

Kosovë

Reagim/ Nagavci: VV nuk i organizoi protestat, ju bëjmë thirrje qytetarëve të rrinë në shtëpi

news image

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci tha se partia e saj nuk ka bërë thirrje apo organizim për protesta të cilat po mbahen para qeverisë për të kundërshtuar rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Tutje, ajo ka thënë se u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i respektojnë masat e rekomanduara nga IKSHPK dhe të qëndrojnë në shtëpi, shkruan Gazeta Sinjali.

“Kam pranuar këto orë shumë mesazhe në lidhje me pjesëmarrje në protesta apo organizime në këtë kohë. Nuk ka qëndrim e as organizim apo thirrje nga Lëvizja për protesta. Ju bëjmë thirrje gjithë qytetarëve dhe aktivistëve të zbatojnë masat, të ruajnë distancën dhe të kujdesen për shëndetin. #RriniNëShtëpi“, ka shkuar ajo në një postim në rrjetin social Facebook./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/arberienagavci/posts/1070449623339272?__xts__[0]=68.ARCRCH3PbK9VGiPPaluEhyt7eFAkH5QTvKPiibZgrmDCmBbusZdxe8micrSCyTLDLE2t_KDoQ2hkRUlQe7evroem0i2z2CgMFUqYEvgCzZ7NM4afcCB5iW5DwrIlWD72A5ZMHHC90R5A39isShUXIkH4_nmEBGTOt2hVS1U1b_V3xaV2w1c0c6miKOJmgLx3BTsGJ2J7n_sEq563vb9lfrURSWL0ZAGC1w7nsVTAR8jG7p5sw92_OiKJgk9f67NvCBr8AzCwlb4Hf3QIKxGe7pwKqSw0dNSzZ_2hh0i9PMDx3C-Aw3DOgmw44d3R0kxo7z1I_4S738rbzpEc1bhBsQ&__tn__=-R