Është zhvilluar sfida e parë çerekfinale e Grand Slam-it “Australian Open”, duke u përcaktuar edhe gjysmëfinalisti i parë, shkruan Sinjali Sport.
Tenisti spanjoll, Rafael Nadal siguroi një biletë për në gjysmëfinale pas fitores mjaftë të mundimshme me rezultat 3-2 në sete ndaj kanadezit Denis Shapovalov.
Kjo ndeshje zgjati më shumë se 4 orë, spanjolli fitoi 6-3 dhe 6-4 në dy setet e para, por nuk e mbylli dot ndeshjen.
Rivali kanadez u zgjua në dy setet tjera duke i fituar 6-4, 6-3 dhe duke çuar ndeshjen në setin final.
Në këtë set nuk ndodhi historia, për t’u bërë rikthimi i madh, që tenisti kanadez ta bëjë befasinë më të madhe në këtë garë, pasi Nadal dominoi dhe fitoi setin e fundit me shifrat 6-3.
Përballë Nadalit në gjysmëfinale do të jetë fituesi i sfidës së çerekfinales: Monfils – Berrettini. /Gazeta Sinjali Sporti/