image Formacionet në gjysmëfinalen e EFL Cup: Arsenal - Liverpool

Futboll

Formacionet në gjysmëfinalen e EFL Cup: Arsenal – Liverpool

news image

Finalisti i parë i Carabao Cup, Chelsea do ta mësojë sot kundërshtarin e tij që do të dalë nga ballafaqimi i dytë ndërmjet Arsenalit dhe Liverpoolit.

Sfida e parë e zhvilluar në “Anfiedl Raoad” përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, në atë ndeshje ku mesfushori, Granit Xhaka, u ndëshkua direkt me karton të kuq për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër ndaj sulmuesit Deiogo Jota.

Ndeshja e sotme do të zhvillohet më stadiumin “Emirates” duke filluar nga ora 20:45.

Aubameyang, Elneny, Partey, Pepe dhe Xhaka janë mungesat e Arsenalit për këtë sfidë, kurse te Liverpooli mungojnë Keita, Mane, Philips dhe Mohamed Salah.

Këto janë formacionet zyrtare:

Arsenal: Ramsdale, Tomiyasu, White, Gabriel, Tierney, Lokonga, Odegaard, Saka, Rowe, Martinelli, Lacazette.

Liverpool: Kehler, Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Henderson, Jones, Gordon, Jota, Firmino./Gazeta Sinjali Sporti/