image “Duam ta fitojmë Ligën e Kombeve”

Futboll

“Duam ta fitojmë Ligën e Kombeve”

news image

Dështimi në Euro 2020 “djeg” ende te Franca kampione bote, megjithatë vetëm pak muaj pas përfundimit të trofeut më të rëndësishëm të kontinentit, “gjelat’ kanë mundësi të hedhin pas shpine zhgënjimin dhe të fitojnë një tjetër trofe.

Bëhet fjalë për Ligën e Kombeve, faza finale e të cilës do të zhvillohet këtë javë në Itali, me “gjelat” që do të luajnë gjysmëfinalen ndaj Belgjikës të enjten dhe nëse kualifikohen, finalen të dielën me fituesen e çiftit Itali -Spanjë.

Trajneri Didier Deschamps theksoi se objektivi i Francës është padyshim triumfi në këtë garë dhe u shfaq mjaft i kënaqur me gjendjen e futbollistëve në prag të sfidës së parë ndaj Belgjikës.

“Dikur ishin vetëm Europiani e Botërori, ndërsa tani është edhe Nations League. Pas dështimit në Europian, duam të tregojmë se jemi ende kampionët e botës, ndaj do të kërkojmë të fitojmë për herë të parë këtë garë. Luajmë me skuadrat më të mira të botës dhe e dimë këtë, por edhe ne nuk mbetemi mbrapa, ndaj do të kërkojmë ta bëjmë tonin këtë trofe”, u shpreh trajneri Deschamps./Gazeta Sinjali Sporti/