image Peja fiton derbin dramatik ndaj Prishtinës, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

Basketboll

Peja fiton derbin dramatik ndaj Prishtinës, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

news image

Ka përfunduar edhe çerekfinalja e dytë e Kupës së Kosovës, shkruan Sinjali Sport.

Derbi i vjetër mes Pejës dhe Prishtinës përfundoi  në të mirë të atyre të parëve, të cilët triumfuan me rezultat 91:86.

Duel i dy skuadrave më të trofeshme kosovare ishte interesant që nga fillimi deri në fund, duke u përcjellur me tifozeri të zjarrtë nga ana e Shqiponjave.

Dardan Berisha ishte i pandalshëm për Pejën, duke e pasur ditën e tij. Ai realizoi 34 pikë pikë, duke qenë edhe më efikasi në këtë takim.

Përderisa në anën tjetër te kryeqytetasit lojtari më i dalluar ishte Dachon Burke me 22 pikë të shënuara.

Në gjysmëfinale skuadra e Pejës do të takohet me një tjetër rival të vjetër, me Trepçën, pasi kjo e fundit e eliminoi Rahovecin.   /Gazeta Sinjali Sporti/