image Tottenhami dhe Chelsea pa problem kualifikohen në Carabao Cup

Futboll

Tottenhami dhe Chelsea pa problem kualifikohen në Carabao Cup

news image

Carabao Cup ishte në program sonte në futbollin anglez, raporton Sinjali Sport.

Tottenham e mposhti West Hamin në derbin londinez në këtë raund, me rezultat të ngushtë 2-1.

Dy sulmuesit anësor, Bergwijn dhe Moura i realizuan golat për vendasit, kurse Bowen për mysafirët.

Me këtë fitore skuadra e Contes kualifikohet në gjysmëfinale të këtij kompeticioni.

Takim tjetër në këtë fazë ishte edhe ai ndërmjet Brentfordit dhe Chelseat, që u mbyll me fitoren e bluve me rezultat të pastër 0-2.

Jansson me atuogol dhe Jorginho nga 11-metërshi ishin realizatorët në këtë ballafaqim.  /Gazeta Sinjali Sporti/