image Mustafa rreth karantinimit të veriut nga Serbia: Aty ku mungon kujdesi i Qeverisë së Kosovës, ndërhyn Qeveria e Serbisë

Kosovë

Reagim/ Mustafa rreth karantinimit të veriut nga Serbia: Aty ku mungon kujdesi i Qeverisë së Kosovës, ndërhyn Qeveria e Serbisë

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kërkuar vëmendje të institucioneve të Republikës së Kosovës, në mënyrë që komunat veriore të mos zbatojnë urdhrat e Serbisë për futjen në karantinë të Mitrovicës Veriore e Zveçanit.

Ai tha se qeveria në detyrë nuk duhet të merret me emërimet e bordeve në këtë kohë, por duhet të jetë afër qytetarëve në gjithë territorin e Kosovës në luftën kundër koronavirusit. Në të kundërtën, thotë ai, aty ku mungon kujdesi i Qeverisë së Kosovës do të ndërhyjë qeveria serbe.

“Kërkojmë vëmendje shumë të madhe të institucioneve të Republikës së Kosovës e jo që diskutimin dhe rendit e tyre ta përshtatin në bazën e rregullave që Serbia i ka vendosur në territorin e vet. Nuk është gjë e paditur që këto komuna për një periudhë të caktuar kohore u janë përshtatur krejtësisht masave që Qeveria e Serbisë i ka vendosur në veri. Prandaj çfarë thotë zoti Sveçla është një gjë tjetër, mirëpo realiteti është që ajo pjesë është krejtësisht jashtë kontrollit  të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Unë mendoj që qeveria nuk  e ka bërë punën e vetë në këtë pjesë. Mendoj  po ashtu se qeveria në kohën e koronavirusit po merret me çështje që totalisht nuk janë të kohës së tanishme, siç ishte çështja e ndërrimit të bordeve dhe emërimet e bordeve politike. Më mirë është të punohet me qytetarët në kapërcimin e kësaj gjendje të përballjes me koronavirusin, se sa të merret me veprime politike në një pjesë të Kosovës dhe një pjesë e Kosovës të mbetet krejtësisht jashtë kujdesit dhe vëmendjes së qeverisë së Republikë së Kosovës. Ku mungon kujdesi  i qeverisë sonë, atëherë aty ndërhynë kujdesi i i qeverisë serbe dhe ne pastaj do të kemi implikime afatgjate me veriun e Kosovës. Është e papërgjegjshme që qytetarët tanë në veri të Kosovës të mos e keni kujdesin e institucione të Republikës së Kosovës”, tha Mustafa në T7.

Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë se me urdhër të Serbisë, Mitrovica Veriore dhe Zveçani janë futur në karantinë, si dhe qindra qytetarë të pesë komunave veriore të Republikës së Kosovës janë izoluar. Madje, këtë vendim të strukturave paralele në veri për karantinimin e këtyre komunave është duke e zbatuar edhe policia e Kosovës. /Gazeta Sinjali/