image Musliu: Të publikohen emrat dhe mbiemrat e policëve që janë arrestuar në Karaçevë

Kosovë

Musliu: Të publikohen emrat dhe mbiemrat e policëve që janë arrestuar në Karaçevë

news image

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kërkuar të publikohen emrat dhe mbiemrat e gjithë zyrtarëve policorë të arrestuar në mega-aksionin e mbrëmshëm të policisë, transmeton Gazeta Sinjali.

Ajo theksoi se ky aksion duhet të mbështetet nga pozita dhe opozita për ta inkurajuar Policinë e Kosovës që mos të hezitojnë të jenë në shërbim të vendit.

“Lista e pjesëtarëve të Policisë të përfshirë në krim duhet të bëhet publike me emër e mbiemër dhe jo vetëm me iniciale. Bandat kriminale nuk duhet të mbrohen e amnistohen. Bëjeni sa më shpejt publike identitetin e plotë të tyre dhe kontratat e tyre me Policinë të shkëputen menjëherë. Soji i tyre s’ka vend në Policinë e Kosovës”, shkruan Musliu, transmeton Gazeta Sinjali.

Shkrimi i plotë i saj:

Aksioni i mbrëmshëm ne Karaçevë tregon më së miri se qytetarët e Kosovës duhet të jenë aktiv dhe të zëshëm kundër krimit dhe të keqes.
Presioni qytetar e publik, angazhimi i pakursyer i Kuvendit dhe adresimi i drejtë i problemit bëri që krimit t’i këputen këmbët mbrëmë në Karaçevë.
Pozitë e Opozitë duhet ta mbështesin këtë aksion dhe t’i inkurajojnë Policinë e Kosovës që mos të hezitojnë të jenë në shërbim të vendit edhe atëherë kur duhet të ballafaqohen me kolegët e tyre.
Lista e pjesëtarëve të policisë të përfshirë në krim duhet të bëhet publike me emër e mbiemër dhe jo vetëm me iniciale.
Bandat kriminale nuk duhet të mbrohen e amnistohen. Bëjeni sa më shpejtë publike identitetin e plotë të tyre dhe kontratat e tyre me Policinë të shkëputen menjëherë. Soji i tyre s’ka vend në Policinë e Kosovës.
Respekt për ata policë që mbrëmë morën pjesë në aksion në Karaçevë.
Ata i bënë nder vetës, familjeve të tyre dhe Shtetit të Kosovës.

Ndryshe, Gazeta Sinjali ka publikuar mbrëmë ekskluzivisht listën e zyrtarëve policorë që janë prangosur në mega-operacionin e Policisë së Kosovës, kundër veprimtarive ilegale në zonën kufitare në Karaçevë./Gazeta Sinjali/