Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka bërë të ditur që sipas informacioneve që ajo ka Policia e Kosovës tash e 55 orë është duke qëndruar në pikën kufitarë në Jarinjë pa ndërrim.
Ajo ka shkruar në proifilin e saj se ky nuk është problemi i vetëm, pasi që rezervat ushqimore të këtyre policëve, kanë filluar që të përfundojnë.
“Në bazë të informatave që kam nga tereni, tani po bëhen 55 orë që Policet e Kosovës pa ndërrim po qëndrojnë në Jarinje pasi që rruga është bllokuar që 48 orë. Përveç lodhjes e rraskapitjes, atyre tash po ju përfundojnë edhe rezervat e ushqimit”, ka thënë Musliu
Sipas saj, qeveria e Kosovës duhet të jetë transparente dhe të njoftojë për gjendjen e policisë.
“Qeveria e Kosovës duhet të jetë transparente dhe të na njoftoj për gjendjen e policëve”, ka deklaruar ajo
Musliu ka kërkuar që urgjentisht të gjendët një zgjidhje për të bërë ndërrimin e policëve si dhe të behët furnizimi më ushqim.