image Mura demoloi Shkëndijën, ecën tutje

Futboll

Mura demoloi Shkëndijën, ecën tutje

news image

Mura triumfoi me rezultat 5 – 0 si vendas ndaj Shkëndijës, derisa u kualifikua me rezultat të përgjithshëm 6 – 0.

Bobicanec ndryshoi rezultatin pas asistimit të Karnicnik (25′).

Ndërsa, Shkëndija mbeti me 10 lojtarë në fushë kur Krivak u ndëshkua me të kuq pasi mori dy kartonë të verdhë për tre minuta.

Dy lojtarët që bashkëpunuan te goli i parë, formuan një tjetër lidhje duke dyfishuar epërsinë në fundin e pjesës së parë (45+1).

Edhe në pjesën e dytë, Mura ishte shumë më e mirë dhe gjeti menjëherë golin përmes Klepac (55′).

Ndërsa, golin e katërt për vendasit e shënoi Kous pas asistimit të Horvat (64′).

Por, nuk mbaroi me kaq, ngase fitoren e Muras e vulosi Klepac (90′).

Tani, Mura kalon në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, derisa Shkëndija do merr pjesë në Conference League. /Gazeta Sinjali Sporti/