image Munishi pas fitores në derbi: Ne i përshtatemi edhe Barcelonës, sot Dritës i shënuam vetëm një se na respektoj

Futboll

Munishi pas fitores në derbi: Ne i përshtatemi edhe Barcelonës, sot Dritës i shënuam vetëm një se na respektoj

news image

Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi është ndarë i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Dritës në derbin e Anamoravës.

Munishi theksoj se është nivel i lartë i futbollit dhe këtë fitore ia dedikon tifozëve “Skifterave”.

“Është një kënaqësi e madhe dhe këtë fitore ia dedikojmë tifozëve. Ne si ekip kemi treguar fuqi të madhe këtë edicion në Superligë, edhe në situata të vështira në fillim por edhe tani që jemi stabilizuarë.

Kundërshtari është me të vërtetë i mirë, ka lojtarë të mirë por ne me qasjen e lojës kemi neutralizuar disa lojtarë të tyre. Unë vijë nga një niveli tjetër i lartë i futbollit, vetëm varet kundërshtari sepse i përshtatëm edhe Barcelonës kur e kam skuadrën mirë dijë edhe pesë gola me i shënu.

Megjithatë sot kundërshtari na ka respektu dhe vendosëm me i shënu vetëm një gol, në “Fadil Vokrri” i shënuam dy sepse nuk na ka respektuar”, tha Munishi. /Gazeta Sinjali Sporti/