image Munishi: Ka lojtarë 60 milionësh te Reali që nuk do të mund të luanin te Ballkani

Futboll

Futboll/ Munishi: Ka lojtarë 60 milionësh te Reali që nuk do të mund të luanin te Ballkani

news image

Real Madridi arriti ta mposht pastër Barcelonën me rezultat 2:0 në “El Clasico” me ç’rast e mori edhe lidershipin në La Liga.

Me golat e Vinicius dhe Marianos, Real Madridi tregoi kush është mbreti në “Santiago Bernabeu”.

E, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka ‘goditur’ me deklaratën e tij pas këtij takimi.

“Ka futbollistë të Real Madridit që i kanë blerë 60 milionë euro, por e them me bindje të plotë që te skuadra ime e Ballkanit nuk kishin mundur të luajnë”, tha Munishi në emisionin Dueli Sportiv.

Kujtojmë se një e përbashkët e Ballkanit dhe Realit është se të dyja ekipet prijnë në ligat e tyre përkatëse./Gazeta Sinjali/