Real Madridi arriti ta mposht pastër Barcelonën me rezultat 2:0 në “El Clasico” me ç’rast e mori edhe lidershipin në La Liga.
Me golat e Vinicius dhe Marianos, Real Madridi tregoi kush është mbreti në “Santiago Bernabeu”.
E, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka ‘goditur’ me deklaratën e tij pas këtij takimi.
“Ka futbollistë të Real Madridit që i kanë blerë 60 milionë euro, por e them me bindje të plotë që te skuadra ime e Ballkanit nuk kishin mundur të luajnë”, tha Munishi në emisionin Dueli Sportiv.
Kujtojmë se një e përbashkët e Ballkanit dhe Realit është se të dyja ekipet prijnë në ligat e tyre përkatëse./Gazeta Sinjali/