Një person me inicialet B.M., është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti dyshohet se merret me veprimtari të kundërligjshme, shkruan Gazeta Sinjali.
B.M., dyshohet se ka falsifikuar pajisje me dëshmi-pasaportë të vaksinimit COVID-19.
Ai dyshohet se kundrejt shumës së pagesës ka mundësuar pajisjen me dëshmi-pasaportë të vaksinimit COVID-19 pa u vaksinuar fare, duke i futur të dhënat e personave edhe në sistemin e vaksinimit të Republikës së Serbisë.
Me këto veprime B.M., dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë./GazetaSinjali/