image Muharremaj: Të gjithë të prekurit i kemi furnizuar me barna, gjendja e tyre është stabile

Kosovë

Shëndetësi/ Muharremaj: Të gjithë të prekurit i kemi furnizuar me barna, gjendja e tyre është stabile

news image

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka folur për gjendjen e komunës që ai udhëheq në luftën kundër koronavirusit.

Nga 33 rastet sa janë konfirmuar deri tani në këtë komunë, Muharremaj tha për Gazetën Sinajli se prej tyre dy janë shëruar, ndërsa një ka ndërruar jetë.

Për 30 rastet të cilat janë ende aktive, i pari i Suharekës tha se janë në 2gjendje të qetë dhe stabile.

“Në Komunën e Suharekës janë të infektuar deri më tash 33 raste, prej tyre janë shëruar dy, për fat të keq një ka ndërruar jetë, momentalisht janë 30. Në Klinkën (Infektive) i ke vetëm dy raste, të gjithë të tjerët i kemi në komunën tonë, nëpër fshatra dhe gjendja e tyre është e qetë dhe stabile. Deri më tash, gjendja e të gjthë këtyre është stabile dhe besoj që në dhjetëditëshin e fundit të gjithë do ta kalojmë këtë dhe do të kalojmë në gjendje normale”, tha ai.

Muharremaj tha se të prekurit vijnë nga qyteti i Suharekës dhe nga fshatrat: Bllacë, Semetisht Bukosh, Krushicë e poshtme dhe fshati Vraniq.

Për lehtësimin e menaxhimit të kësaj situate, përveç formimit të Shtabit Emergjent dhe masave që ky shtab i ka ndërmarrë, Muharremaj thotë se kanë ndihmuar edhe donatorët, me ndihmën e të cilëve thotë se janë ndihmuar 1890 familje në nevojë.

“Deri më tash kemi shumë donacione, dua të shfrytëzoj rastin të falënderoj donatorët nga diaspora dhe komuna jonë. Deri më tash, kemi arritur të shpërndajmë diku 1890 pako familjeve të cilat kanë pasur nevojë”, tha ai.

I pari i Suharekës bëri të ditur se kjo komunë përmes Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare ka furnizuar me barna të gjithë personat e prekur me COVID-19.

Në fund, Muharremaj apeloi te qytetarët e komunës që ai udhëheqë që të qëndrojnë të rrinë mbyllur, të durojnë së paku edhe dhjetëditëshin e fundit që ka mbetur, të mbajnë distancën dhe pastërtinë./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/GazetaSinjali/videos/252204162634881/