Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se pas sulmit me armë ndaj atletëve që ishin duke ecur në Kopilicë të Zubin Potokut, ka kërkuar nga Drejtori i Policisë së Kosovës të hetojë sa më parë rastin, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas tij, ky incident dhe të tjerët si ky, tregojnë që sundimi i ligjit dhe gjendja e sigurisë publike në komunat veriore nuk është në nivel të kënaqshëm.
“Forcimi i rendit dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit është synimi kryesor i yni. Këtë mendojmë ta adresojmë përmes dy drejtimeve: së pari duke luftuar krimin dhe kontrabandën në atë pjesë të vendit dhe së dyti duke rritur bashkëpunimin me qytetarët tanë të cilët jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, duke biseduar për shqetësimet e tyre të sigurisë, si dhe duke i adresuar ato”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook./Gazeta Sinjali/