Sot në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës do të vendoset një mozaik prej qeramike me dimensione 6 metra katrorë.
Mozaiku është realizuar për nder të 20-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, nga koordinatorja e projektit “Siguria përmes kulturës”, dhe njëherësh organizatorja e ekspozitës policore “20 vjet me Policinë e Kosovës”, Mihane Hoxha.
Mozaiku do të vendoset në ora 14:00./Gazeta Sinjali/