image Mourino pas ndeshjes: Tottenhami e mposhti vetveten

Futboll

Mourino pas ndeshjes: Tottenhami e mposhti vetveten

news image

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourino u shfaq i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve edhe pse humbën ndeshjen, shkruan Sinjali Sport.

“Bëmë një ndeshje mjaft të mirë dhe që në fillim shënuam, ndonëse ishte një pozicion jashtë loje milimetrik“, tha Mourino.

Ai shtoi se u ndëshkuan për tre gabimet që bënë.

“Megjithatë ndjej keqardhje kur shoh që u ndëshkuam për tre gabime tonat. Të gjithë pa përjashtim bënë një ndeshje të shkëlqyer. Duket sikur luftojmë kundër gabimeve tona”, tha trajneri portugez.

Tottenham u mposht me rezultatin 1-3 në shtëpi ndaj Liverpool dhe mbeti plot 8 pikë larg kreut të tabelës.

/Sporti në Sinjali/