Trajneri portugez, Jose Mourinho në një intervistë ka thënë se ka mundësi që në të ardhmen të jetë trajner i kombëtares së Brazilit.
Mourinho për momentin është trajner i Spurs por nuk e ka përjashtuar që në të ardhmen të udhëheq ndonjë kombëtare, transmeton Gazeta Sinjali.
“Jam 57 vjeç, moshë kjo e re për një trajner. Nuk jam lodhur nga stërvitja. Jam lodhur nga të qëndruarit në shtëpi, për shkak të koronavirusit. Nuk mund të them që nuk do të stërvis Përfaqësuesen e Brazilit apo një skuadër braziliane,” deklaroi për Fox Sport, Mourinho. /Gazeta Sinjali/