Jose Mourinho është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës së Borussia Dortmundit.
Sipas “Bild”, klubi gjerman ka kontakte të shpeshta me trajnerin portugez, i cili ka nisur të mësojë gjermanisht.
Mourinho aktualisht nuk po drejton asnjë ekip që kur u shkarkua nga Manchester United vitin e kaluar.
Mourinho është zgjedhja e parë e Dortmundit për të zëvendësuar Lucien Favre, i cili e ka nisur me ulje-ngritje këtë sezon. Por, portugezi duhet të ulë pretendimet për pagën, pasi 24 milionë stërlina që merrte te United, Borussia Dortmund nuk ia garanton dot.