image Motra raporton se u rrah nga vëllai i saj në Prishtinë, ky thotë se u rrëzua shkallëve

Siguri

Motra raporton se u rrah nga vëllai i saj në Prishtinë, ky thotë se u rrëzua shkallëve

news image

Çdo ditë në Kosovë raportohen raste të dhunës në familje. Një dhunë në familje, ku vëllai ka rrahur motrën, ka ndodhur më 22 maj, por i dyshuari e mohon të ketë ndodhur kështu, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar sot nga burimet se rrahja ndodhi në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në kryeqytet.

Një vajzë ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje brenda familjes, ajo është rrahur nga vëllai i saj.

E njëjta ka pranuar edhe tretman mjekësor pas lëndimeve të marra.

Por vëllai i saj, siç mëson Sinjali, ka deklaruar në Polici se e njëjta kishte mosmarrëveshje me motrën tjetër. Sipas tij, ai kishte synuar të ndërhyjë për t’i ndarë ato. Ai thotë se në atë moment kur ai e ka shtyrë, motra ishte rrëzuar shkallëve të shtëpisë. /Gazeta Sinjali/