Policia e Kosovës dje ka pranuar një informatë nga një grua, e cila ka raportuar se vëllai i saj ka ikur nga Klinika e Psikiatrisë në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas saj, personi ka qenë i shtrirë duke marrë trajtim në këtë klinikë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se personit të ikur nga klinika nuk i dihet vendndodhja e tij.
Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe vazhdon të hetohet.
Rasti është raportuar dje, por që ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 18:00.