image Motra e Kim Jong-un në vend të vëllait, mund të jetë më diktatore sesa ai

Botë

Motra e Kim Jong-un në vend të vëllait, mund të jetë më diktatore sesa ai

news image

Fati i dinastisë që e sundon me dorë të hekurt Korenë e Veriut ka marrë dimensionet e një seriali televiziv. Zërat për shëndetin e liderit suprem, Kim Jong-un janë gjithmonë e më të shpeshta, madje shtohen burimet që pohojnë vdekjen e tij disa muaj më parë dhe zëvendësimin e tij të përkohshëm me një sozi.

Krahas pikëpyetjeve për diktatorin e ri, shtohet çdo ditë e më shumë kurioziteti për motrën e tij, Kim Yo Jong, e cila sipas analistëve po përgatit për të marrë pushtetin në Penian.

Por ata që mendojnë që 32-vjeçarja do ta ndryshojë linjën e paraardhësve të saj në gjysmë shekullin e fundit, mund të gabohen rëndë.

“Ajo mund të tregohet edhe më diktatoriale se vëllai, babai dhe gjyshi i saj”, thotë Sung-Yoon Lee, profesor i Shkencave Politike i Tuft University.

E përshkruar si person me ambicie të madhe qysh nga viti 2002, kur e pohoi vetë i ati, Kim Jong-il, Kim Yo Jong ka ndenjur me zgjuarsi nën hijen e të vëllait, e fotografuar gjithmonë në dispozicion të tij duke i shërbyer çaj ose duke ia dhënë stilografin me të cilin Kim Jong-il do të firmoste vendimet e tij më të rëndësishme.

Por në fakt, sipas të gjithëve, ndikimi i saj tek i vëllai është shumë i madh. Në rastin e marrjes së pushtetit, ajo duhet të legjitimojë figurën e saj si pasardhëse e denjë e dinastisë Kim dhe kjo mund të ketë pasoja të paparashikueshme në skenarin ndërkombëtar.

“Ajo është mbështetëse e linjës së fortë ndaj Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara dhe nuk ka shenja që ka një qasje reformatore”, thotë Victor Cha, një nga ekspertët më të mëdhenj amerikanë të Penianit zyrtar, i cili nuk e shmang mundësinë që në rastin e marrjes së pushtetit. Ajo mund të rinisë fushatën e hedhjes së raketave kërcënuese për stabilitetin në rajon. /Gazeta Sinjali