Një aksident trafiku ndodhi sot në rrugën “Dëshmorët e Kombit” afër shkollës Shipol të Mitrovicës, ku mbeti i lënduar një motoçiklist.
Sinjali mëson se motoçiklisti që u lëndua është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Aksidenti dyshohet se është shkaktuar, kur shoferi i automjetit nuk ka mundur të kontrollojë shpejtësinë dhe si pasojë e ka goditur shoferin e motoçikletës.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.