image Motoçikleta godet një këmbësor në Gjilan, policia jep detaje

Siguri

Motoçikleta godet një këmbësor në Gjilan, policia jep detaje

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor, raporton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e këtij aksidenti, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në spital.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili bëri të ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/