image Mot me shi këtë fundjavë

Kosovë

Mot me shi këtë fundjavë

news image

Prishtina Weather ka njoftuar se të shtunën moti mbetet ngrohtë, e ditën e diel më ftohtë dhe me shi, kurse fillimi i javës do të jetë kryesit me diell, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas Prishtina Weather ditën e shtunë parashihet të mbajë mot i ngrohtë, me diell e vransira.  E ditën e diel, me depërtimin e masave më të ftohta ajrore mbi vend, pritet rënie e ndjeshme e temperaturave dhe mundësi për të reshura shiu.

Në fillim të javës parashihet mot më i qëndrueshëm me intervale më të gjata me diell, ditën e martë më i ngrohtë.  Sipas parashikimeve të fundit, ditën e enjte sërish vije te përkeqësimi i motit dhe rënie e temperaturave.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme, vetëm orëve të pasdites, në kushte të motit të kthjellët, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor, vende-vende mund të kaloj edhe në vlera mesatare.

Indeksi i rrezeve UV në kushtet e motit më të kthjellët mbetet i lartë, ku rekomandohet që të kufizojmë qëndrimin në diell orëve të mesditës nga ora 10 deri 16C.

28.08 – Ngrohtë, me vranësira dhe diell.  Më vonë në mbrëmje, me mundësi për reshje lokale shiu me bubullima nga lindja e vendit.

29.08 – Më ftohtë, kryesisht me vranësira dhe me reshje lokale shiu paradite.

30.08 – Në mëngjes pjesërisht vranët.  Ditën kryesisht me diell.

31.08 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.

1.09 – Kryesisht me diell.

Temperaturat do të jenë të ndryshueshme këto ditë.  Minimalet zbresin deri në 10C ditën e martë.  Ndërsa maksimalet nga 28C të shtunën, zbresin në 21C ditën e diel, e më pas në rritje graduale deri në 27C ditën e martë.

Era do të fryjë kryesisht nga krahu verior 3-12m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale ditën e shtunë, më pas gradualisht në rritje. /Gazeta Sinjali/

May be an image of text that says 'Sht, 28.08 Die, 29.08 Hen, 30.08 Mar, 31.08 28° 12° Mer, .09 21° 14° 23°I 12° 12 27° 10° Era: variabile 3-8m/s Shtypja: 1007mb Lageshtia: 35% UVI: 6 26° 10° Era: 5-12m/s Shtypja: 101 0mb Lageshtia: 57% UVI: Era: 3-9m/s Shtypja: 1014mb 101 Lageshtia: 33% UVI: AQI PM2. PM2.5:5/20 5/20 Era: variabile 3-7m/s Shtypja: 101 5mb Lageshtia: 25% UVI: 7 AQI PM2. Era: 4-9m/s Shtypja: 101 1018mb Lageshtia: 44% UVI: AQI PM2.5 5/15 Parashikimi mẽ: 27. .2021 Prishtina Weather'