Prishtina Weather ka njoftuar se në fundjavë do të mbajë mot i qëndrueshëm, me vranësira e diell. Kurse fillimi i javës pritet të jetë më nxehtë kryesisht me diell. Të mërkurën priten mundësi për reshje lokale shiu, transmeton Gazeta Sinjali.
“Nga dita e mërkurë pritet rënie e temperaturave dhe mundësi për reshje lokale shiu me bubullima”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, vetëm orëve të pasdites, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor, mund të kaloj edhe në vlera mesatare.
Në këto ditë indeksi i rrezeve UV mbetet i lartë, prandaj rekomandohet që e kufizojmë qëndrimin më të gjatë në diell orëve të mesditës nga ora 10 deri 16.
21.08 – Në mëngjes vranësira të shpërndara, me mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore. Ditën intervale më të gjata me diell.
22.08 – Më nxehtë, kryesisht me diell. Rreth viseve malore pasdite me vranësira të pakta.
23.08 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.
24.08 – Mbetet nxehtë, e ditën edhe me vranësira kalimtare.
25.08 – Vranësira e diell, e orëve të pasdites priten edhe reshje lokale shiu me bubullima.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 13C deri 16C, e maksimalet gradualisht rriten deri në 32C të hënën e të martën, e më pas në rënie.
Era do të fryjë nga veriu e verilindja e lehtë dhe mesatare 3-11m/s. Nga e hëna prej krahut jugor 2-9m/s.
Shtypja atmosferike në fundjavë mbetet lartë mbi vlera normale, më pas në rënie./Gazeta Sinjali/