image Mot me diell dhe vranësira në dy ditët e ardhshme në Kosovë

Kosovë

Mot me diell dhe vranësira në dy ditët e ardhshme në Kosovë

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të premten parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri 19 gradë Celsius. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me shi. Temperaturat maksimale do të shënojnë zbritje të përkohshme.

Gjatë këtyre dy ditëve temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimet jugperëndim dhe verilindje me shpejtësi 1-6m/s. /Gazeta Sinjali/

May be an image of map