image "Mos më prek se shpirti m'ka vdekë bashkë me djalin..."/ Postimi prekës i kosovares për rastin e të moshuarës

Sociale

“Mos më prek se shpirti m’ka vdekë bashkë me djalin…”/ Postimi prekës i kosovares për rastin e të moshuarës

news image

Kosova u trondit të mërkurën nga pamjet e publikuara të dhunës ndaj një të gruaje të moshuar nga disa infermiere në Qendrën e Pleqve ‘Orenda’ në Pejë. Tri ish-infermieret tashmë ndodhen në paraburgim, teksa reagimet e shumta po vazhdojnë.

Shumë qytetarë kanë bashkëndjerë me familjen Nura, e disa kanë kushtuar edhe vargje, përmes të cilave kanë shprehur dhembshurinë ndaj të moshuarës.

Në vajzë e re, Laura Shaljani ka bërë një postim prekës në Facebook për ngjarjet më të rënda që i kanë ndodhur të moshuarës në jetën e saj, si humbja e djalit, agonia apo ndjenja e melankolisë e cila nuk largohet asnjëherë kur humb dikë aq të rëndësishëm në jetë.

Postimi i plotë:

MOS ME PREK…

Mos moj bije mos me prek,se ende trupi e shpirti po me dhemb

Mos,mos me prek, se veq trupi m’ka mbet e shpirti ka kohe qe m’ka vdek bashke me djalin qe m’ka nderrue jete

Mos me prek,se jeta  boll m’ka rendue ,e plaget e saj lokes nuk po mundem ma me I durue

Mos me prek,se aty mu ne ftyre ku m’ke mshue shuplake,rrudhat m’kan mbulue po puthjen e djalit qe n’frymen e fundit ma ka dhane po ne at’faqe kurr n’jete nuk kom me harrue

Mos me prek ,se ju ishi gjithcka qe kisha ne jete ,nafake paq moj bije e cike t’kom than sa here kom ra me fjete

Mos me prek,mos se nuk po muj mo me durue ,a s’po e sheh moj loke ,qe shpi,femije nuk kom e s’ka njeri qe m’del Zot mue…

Laura Shaljani

/GazetaSinjali/