image “Mos e prek bukën, dil nga shtëpia se po na bën probleme”/ 37-vjeçarja e divorcuar denoncon babain, tentoi ta dëbojë bashkë me djalë

Siguri

“Mos e prek bukën, dil nga shtëpia se po na bën probleme”/ 37-vjeçarja e divorcuar denoncon babain, tentoi ta dëbojë bashkë me djalë

news image

Një rast i dhunës në familje është raportuar sot në stacionin policor në Vushtrri nga një 37-vjeçare nga fshati Akrashticë, e cila e ka denoncuar babain e saj.

Burimet e Sinjalit kanë dhënë detaje për këtë rast jo fort të zakontë që ndodhi në këtë familje par shkak të ushqimit.

Viktima, e cila jeton te prindërit e saj bashkë me djalin, pasi është ndarë nga bashkëshorti, është ballafaquar mbrëmë me babain e saj.

Siç mëson Sinjali, viktima ka deklaruar para zyrtarëve policorë se gjithçka ndodhi kur ajo deshi të ulej në tavolinë bashkë me të birin për të ngrënë, kur prindi iu kthye me fjalët se “mos e prek bukën, nuk e ke gatuar ti”.

Për të mos mbaruar me kaq, ajo ka deklaruar se i ati e kishte ofenduar po ashtu dhe iu ka drejtuar me fjalët dil nga shtëpia, se nuk ke vend këtu, vetëm probleme po na sjellë”.

37-vjeçarja e shqetësuar ka thënë se në momentin që babai i saj i kërkoi të largohej nga shtëpia, ai mbante një thikë në dorë.

Policia është vënë në lëvizje pas raportimit të rastit dhe ka intervistuar të dyshuarin, me ç’rast ndaj tij është iniciuar rasti për dhunë në familje, ndërkohë qe viktima është kthyer sërish në shtëpi.

/GazetaSinjali/