Morena Taraku, është duke u treguar mjaft aktive kohëve të fundit në rrjetet sociale.
Ajo vazhdimisht ndan me ndjekësit e saj fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa në të shumtën e rasteve publikon edhe imazhe provokuese.
Një gjë të tillë, e ka bërë edhe në fotografitë e fundit që ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
Ajo ka pozuar kohëve të fundit ‘topless’, duke provokuar kështu ndjekësit e saj, Morena shfaqet thuajse tërësisht e zhveshur, teksa mbulonte gjoksin e saj vetëm me një libër.
Bëhet fjalë për librin e markës “Chanel’, që rrëfen për jetëgjatësinë e kësaj marke në treg dhe mënyrën se si u themelua ajo.
“Gëzuar ditën e nënave për të gjitha bushtrat e mia”, shkroi Taraku në mbishkrimin e kësaj fotografie, ndërsa ka pranuar pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit. /Gazeta Sinjali/