image Morena Taraku së shpejti do të sjell projektin ''Aleksander''

Bota e Yjeve

Morena Taraku së shpejti do të sjell projektin ”Aleksander”

news image

Këngëtarja shqiptare, Morena Taraku, është në përgatitje të një projekti të ri muzikor, shkruan Gazeta Sinjali.

Artistja e njohur, tash e një kohë është zhvendosur në Turqi, Morena Tararku ka njoftuar fansat se në fillim të muajit nëntor publikon këngën e re.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, duke zbuluar se kënga mban titullin “Alexander”.

Sipas këtij postimi të ndarë në InstaStory nga reperi Stresi në përkrahje të bukuroshes nga Peja, thuhet se projekti do të lansohet më 5 nëntor në ora 20:00.

Ndonëse, deri më tani nuk është publikuar asnjë sekuencë dhe fragment i shkurtër i këtij klipi, fansave iu mbetet të presin deri në publikimin e këtij projekti.

Kujtojmë se artistja po shijon edhe më tej suksesin e bashkëpunimit me reperin, njëherit mikun e saj më të ngushtë Stresi, ky projekt mbante titullin “Bad Girl” /Gazeta Sinjali/