image Morena Taraku nuk e bleu me para “Bentlyn” luksoz, kjo është mënyra

Kosovë

Showbiz/ Morena Taraku nuk e bleu me para “Bentlyn” luksoz, kjo është mënyra

news image

Këngëtarja Morena Taraku, nuk ka shpenzuar asnjë cent për veturën luksoze të saj “Bently” e cila kishte kushtuar rreth 250 mijë euro, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas asaj që merr vesh Gazeta Sinjali nga burimet e sigurta brenda Doganës së Kosovës, Morena Taraku, kishte përfituar veturën luksoze me kushtin e vetëm që kompaninë ta reklamonte në Instagramin e saj.

Taraku do të duhej ta reklamonte për 10 vite në Instagramin e saj kompaninë prej nga e kishte marrë veturën.

Por përkundër ‘pazarit’ të favorshëm që Taraku kishte përfituar këtë veturë luksoze asaj i është sekuestruar gjatë ditës së sotme veturën.

Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për këtë rast e cila është sekuestruar pak minuta më parë nga Policia e Kosovës. Vetura “Bently” është raportuar në Gjermani si e vjedhur, ndërsa për këtë rast kishte qenë e informuar edhe Interpoli dhe Policia e Kosovës.

Pak minuta më parë, vetura “Bently” e Tarakut është sekuestruar dhe është nën kontrollin e Policisë së Kosovës.

Në fakt kjo veturë e Tarakut ishte karakterizuar edhe më një skandal tjetër gjatë sjelljes në Kosovë. Taraku e kishte proklamuar si veturë të re, për ta shmangur doganimin.

Ndërkohë, Dogana e Kosovës kishte gjetur se vetura “Bently” është kishte qenë e përdorur dhe se për doganimin e saj ishte dashur të paguante 57 mijë e 416 euro./Gazeta Sinjali/