image Morena Taraku i reagon Edi Ramës: E bëre serbin më të dashur se kosovarin

Bota e Yjeve

Morena Taraku i reagon Edi Ramës: E bëre serbin më të dashur se kosovarin

news image

Këngëtarja dhe modelja e njohur kosovare, Morena Taraku ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama në samitin e përbashkët në takimin me Zoran Zaev dhe Aleksandar Vuçiq.

Deklaratat për ndihmat që Serbia ia dhuroi Shqipërisë në kohën e tërmetit e ka prekur dhe ka nxitur  Morena Tarakun t’i drejtohet kryeministrit Edi Rama.

Nuk përzihem fare me politikën e aq më pak shoh lajme andej. Por këtë që lexova tani më preku mua e le më gjithë ata kosovarë të tjerë që ndihmuan në Shqipëri gjatë tërmetit! Mirë kam një pyetje: Kamionët që nisën mërgimtarët tanë nga Evropa, tendat, ushqimet, veshmbathjet, e që gjithat zhdukeshin ende pa arritur në vendin që prisnim ne! A thua ku mbetën apo i paskan zhdukur me qëllime që kinse Kosova nuk paska ndihmuar asgjë”, ka shkruar fillimisht Morena.

Modelja e njohur gjithashtu ka shkruar se si askush nga artistët shqiptarë nuk u dekorua me mirënjohje për kontributin e vet gjatë tërmetit në Shqipëri.

Tutje Morena ka përmendur faktin se në atë periudhë të vështirë për Shqipërinë erdhi nga Turqia dhe bëri një familje nevojtare me shtëpi.

“Unë erdha nga Turqia, lash babanë e sëmurë, edhe pse tërmetet i kam fobi. Këtë po ta thyem ty Edi Rama. Mirë e bëre serbin më të dashur se kosovarin, nuk çuditem fare. Por mos vallë folët ndonjëherë ose mos na dekoruat me ndonjë falënderim neve artistëve kosovarë që qëndruam ditë e natë zgjuar atje ku njerëzit e Qeverisë tënde as që kishin qenë ndonjëherë! Mirë! Po shtëpinë që unë Morena Taraku ndërtova në Kameras, s’ke dëgjuar? Jo, sepse po të dëgjoje me siguri s’do thoje serbët erdhën të parët. Por ja që ne ndihmuam se ju kemi borxh vëllezërve tanë”, ka shkruar Morena.

Në fund Morena ka mbyllur reagimin e saj me një mesazh “Mos moho njerëzinë, por vlerësoje atë”, ka shkruar Taraku. /GazetaSinjali/