image Momenti kur shoferi i prangosur i autobusit dërgohet para prokurorit në Kroaci

Drejtësi

Momenti kur shoferi i prangosur i autobusit dërgohet para prokurorit në Kroaci

news image

Ditën e sotme, shoferi i dyshuar për shkaktimin e aksidentit me dhjetë viktima në Kroaci, Dukagjin Lyta, nën pranga është përcjellë drejt Prokurorisë, raporton Gazeta Sinjali.

Video e publikuar nga mediumi kroat ’24sata.hr’, tregon momentin e shoferit kosovar teksa del nga veturat e policisë kroate dhe përcillet për te prokurori.

Shoferit 52-vjeçar nga Kosova, i cili dje menjëherë pas dorëzimit pranoi se e zuri gjumi në timon dhe si rrjedhojë shkaktoi aksidentin tragjik me 10 kosovarë të vdekur e dhjetëra të plagosur, pritet që sot Gjykata e Qarkut në Kroaci t’i caktojë një masë sigurie.

Ai deri para pak çastesh ndodhej në ndalim policor, derisa arrestimi i tij u zyrtarizua gjatë dërgimit për marrje në pyetje nga zëvendësprokurori i Qarkut.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit, ku autobusi me targa kosovare ishte nisur nga Gjermania për në Kosovë, por që u aksidentua në Kroaci.

Nga kjo tragjedi mbetën të vdekur 10 persona, mbi 40 të lënduar, dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë./Gazeta Sinjali/