Tre persona nga Amerika e Jugut kanë vjedhur një çantë me stoli ari që kapin vlerën e 82 mijë funteve, sikurse edhe para (kesh) dhe pasaportën e një pushuesi britanik në aeroport.
Megjithatë ky moment nuk i shpëtoi kamerave të sigurisë dhe autoriteteve kompetente, që arritën ti kapin dhe t’i dënojnë me 12 vite burgim.
Meksikanët Jose Flores, 53-vjeç, Juan Hernandez, 55 dhe kolumbiani Reynalod Weston, 60, kishin udhëtuar për në Britani gjatë gushtit, me qëllimin e vetëm që të vjedhin sa më shumë gjëra të çmueshme.
Ata përdorën tashmë metodën e zakonshme të shpërqendrimit të viktimave të vjedhjeve, duke arritur që në aeroportin e Londrës, Heathrow t’ia marrin çantën një pasagjeri të moshuar.
Megjithatë policia kishte reaguar me kohë duke i kapur derisa po tentonin të largoheshin me një veturë të tipit Mercedes, duke përfunduar në pranga.
Që të gjithë janë dënuar me 12 vite burgim, kurse dënimin do ta vuajnë pasi të deportohen./Gazeta Sinjali/