image Momenti kur forcat serbe arrestojnë tre zyrtarët patrullues të Policisë së Kosovës në veri

Siguri

Momenti kur forcat serbe arrestojnë tre zyrtarët patrullues të Policisë së Kosovës në veri

news image

Forcat serbe dyshohet se kanë kidnapuar tre zyrtarë patrullues të Policisë së Kosovës në veri të vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në mesditë nga njësiti policor i cili ishte në përbërje prej tre zyrtarëve kufitar, kanë njoftuar se në afërsi të pikës statike kanë vërejtur person/a të maskuar dhe të armatosur, me këtë rast në drejtim të kësaj pike në asistencë janë nisur njësi shtesë të PK-së.

Ndërkohë, gazeta e afërt me president serb Vuçiq, Novosti, ka publikuar emrat e tre zyrtarëve policorë kosovarë, të kidnapuar në Veri

Sipas kësaj gazete të arrestuarit janë Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi.

E njëjta, ka publikuar edhe pamjet gjatë momentit të kidnapimit të tyre.

/GazetaSinjali/