image Momente kur ‘Torcida’ fyente Hajrizin për kalimin e tij te Prishtina

Basketboll

Momente kur ‘Torcida’ fyente Hajrizin për kalimin e tij te Prishtina

news image

Drilon Hajrizi gjatë mbrëmjes së sontme edhe u zyrtarizu si basketbollist i Trepçës, lajm ky që nuk u prit mirë nga tifozët e kësaj skuadre “Torcidat”.

Ky tifo grup ka reaguar ashpër kundër Hajrizit që nga transferimi i tij te skuadra e Sigal Prishtinës.

Disa tifozë të ‘Torcidës’ ia kishin djegur edhe fanellën kurse ‘Plisat’ kërkonin largimin e kryesisë së klubit pikërisht për shkak të transferimit të Hajrizit.

Po ashtu, ‘Torcida’ e shpalli tradhëtar Hajrizin për këtë transferim të tij.

Drilon je tradhtari ma klasik që ka pas qyteti i Minatorit,je personi që i ke iritu komplet dashamirt e sportit nr 1 në qytet, pra mos të shkon asnjëher ndërmend rikthimi”, thuhej në reagimin e atëhershëm të “Torcidas”.

Basketbollisti mitrovicas karrierën e nisi te Trepça, ku më 2012 fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës në basketboll.

Më poshtë mund ta gjeni një video, ku shihen tifozët e Trepçës duke fyer Hajrizin në ndeshjen e tij të parë në palestrën Minatori, si basketbollist i Prishtinës.

/Sinjali Sportiv/